Hajrullai: Gjyqësori nuk është parti politike që të matet për nga rejtingu se sa ka besim

    Ushtruesi i detyrës Shef i Prokurorisë së Lartë, Mustafa Hajrullai në “360 gradë” në Alsat, nuk dëshiron të maltretohet me besimin në gjyqësor. Sipas tij, gjyqësori nuk është parti politike që të ketë nevojë për matjen e rejtingut.

    “Nuk do të më shkonte asnjëherë mendja që të maltretohem më atë se sa e kemi besimin. Vallë është 8 për qind apo 10 për qind, sepse në fund të fundit ne nuk matim rejtingun. Nuk jemi parti politike që të matim rejtingun. E dimë se si punojmë, e dimë se në çfarë kushtesh punojmë dhe e dimë për çdo vite në bazë të raporteve vjetore se sa përmirësohet puna e Prokurorisë Publike”, deklaroi Muistafa Hajrullai, u.d. Shef i Prokurorisë së lartë. 

    Hajrullai nuk e komenton tërheqjen e Fetait dhe Rustemit nga gara për Shef të Prokurorisë së Lartë Publike

    Hajrullai nuk dëshiron të komentoj vendimin e kolegëve të tij Fatime Fetai dhe Burim Rhustemi, të cilët i tërhoqën kandidaturat e tyre për shef të kësaj prokurorie, duke lënë Hajrullain si kandidat i vetëm për këtë funksion. I pyetur se, vallë vendimi i kolegëve të tij mund të ketë prapavijë politike.

    “Nuk besoj. Nuk do të duhej, Asnjëherë se kemi hapur një temë të këtillë dhe asnjëherë nuk kemi biseduar për atë se pse u tërhoqën nga gara. Në rast se ata nuk e shohin të arsyeshme që të flasin për këtë, do të ishte shumë joprofesionale dhe jo etike nga ana ime që t’i pyes se pse u tërhoqën. Në fund të fundit, ato janë vendime të tyre. Unë nuk do të komentoj vendimet personale të dikujt”, tha Hajrullai. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët kërkojnë për faturim fiks për rrymën dhe ujin e shpenzuar

    Lajmi i rradhës

    Dënohet vendimi i Twitter-it për bllokimin e llogarive të disa gazetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë