30 kilometra nga Kavadari, nga sot filloi me punë qendra e skijimit në malin Kozhuv. Pika rekreative dimërore “Мihajlov” e vendosur 1.300 metra lartësi mbidetare, ofron lift skijimi dhe pistë prej 400 metra, me kapacitet prej 600 personave në një orë dhe shteg skijimi, me kapacitet prej 800 personash, përcjell Nistori.
“Kjo është një mundësi jashtëzakonisht e madhe për Kavadarin, por jo vetëm për Kavadarin. Aty do të vijnë nga i gjithë vendi për të shijuar këto bukuri të mrekullueshme natyrore dhe për t’u argëtuar. Me të vërtetë do të doja që ky të jetë vetëm një fillim dhe më tej të zhvillohet edhe më shumë vetë vendi dhe rajoni, sepse vetë mali dhe gjithçka që gjendet rreth kësaj piste skijimi është një gjë e rrallë natyrore”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Pista e parë e skijimit është emëruar “Maqedonia”. Resorti ka restorant, hotel dhe akomodim individual. Bëhet fjalë për donacion prej mbi 230 mijë euro. /Nistori/