Hapet vendkalimi kufitar në “Bogorodicë”

    Kalimi kufitar Bogorodicë, i cili u mbyll pas shpërthimit të një zjarri në këtë zonë, është rihapur për trafik.

    Zjarri që shpërtheu në zonën kufitare midis kalimit kufitar Milci dhe Bogorodicë u lokalizua dhe u vu nënkontroll nga zjarrfikësit nga Gjevgjelia dhe punonjësit e NK “Komunalec”, të cilët me ndihmën e helikopterëve ushtarakë arritën të zbusin flakët dhe t’i shpëtojnë nga një rrezik më të madh objektet në këtë zonë kufitare.

    Për shkak të aktiviteteve të zjarrfikësve, objekti i vendkalimit kufitar “Bogorodicë” ngeli pa energji elektrike dhe kalimi u mbyll përkohësisht për komunikacion për sigurinë e udhëtarëve.

    Lajmi Paraprak

    Si të zgjidhni një shalqi të pjekur dhe me lëng çdo herë

    Lajmi i rradhës

    Mot me diell dhe shumë i nxehtë | Aktivizohet faza portokalli

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë