Hidrocentralet e vogla, fitim apo humbje për RMV-në

    Fotografia: Ilustruese

    Hidrocentralet e vogla nuk e kanë paguar 41 për qind të kompensimit ujor në arkën e shtetit, si rrjedhojë e lëshimeve në procedurat për dhënien e koncesioneve. Njëherësh procedurat para lëshimit të lejeve për hidrocentralet e vogla janë miratuar pa kryer vlerësimin për ndikimin ndaj mjedisit jetësor konstaton Enti i Revizionit apo Auditimit në raportin e fundit. Vërejtje janë lëshuar edhe për tërë procesin e planifikimit, lëshimit të lejeve dhe kontrollit të tërë procesit. Vërejtje ekzistojnë edhe për atë se përgjatë periudhës 2012 -2021, shteti sipas ligjit duhej të blejë rrymën e prodhuar nga këto kapacitete me vlerë prej 90 milionë euro, që sipas çmimeve të tregut do të kishte koston prej 49 milionë euro. Apo me fjalë të tjera ato kanë realizuar të ardhura prej 41 milionë euro.

    Nga Komisioni Rregullator thonë se tarifat e privilegjuara paguhen për koncesionerët e hidrocentraleve të vogla prej 4.5 deri 12 euro cent për kilovat orë të energjisë elektrike. Gjetjet e Revizorëve janë dërguar në Prokurori ku është formuar lëndë dhe do të hetohet se a ekzistojnë elemente të veprës penale.

    Njëherësh analizat tregojnë se çdo amvisëri për faturën prej 2000 denarë pa TVSH, paguan nga 146 denarë në muaj apo gati një faturë prej mbi 1700 denarë për subvecionet për energjinë e rinovueshme ku bëjnë pjesë edhe hidrocentralet e vogla. Për parregullsitë që janë konstatuar në raportin e tyre, revizorët theksojnë se shteti duhet që në aspektin e tregut të përshtat tarifat e privilegjuara me të cilat e blen rrymën nga hidrocentralet e vogla. Vlerësohet se ndryshimi eventual i tarifës së privilegjuar do të kërkonte edhe analiza më të thella në aspektin juridik për shkak se koncesionet janë në kohëzgjatje prej 20 vitesh. Në ndërkohë, ish zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, si dhe një nga ndërtuesit më të mëdhenj me kompanitë e tij të hidrocentraleve të vogla në Maqedoninë e Veriut, Koço Angjushev hedh poshtë raportin e Entit Shtetëror për Revizion, sipas të cilit hidrocentralet e vogla kanë fituar më shumë se 40 milionë euro nga çmimi i tregut të energjisë elektrike, duke shtuar se ai është realizuar në mënyrë tërësisht joprofesionale.

    “Dikush ka përllogaritur se prej se kur ekzistojnë hidrocentralet e vogla përgjatë viteve, çmimi ka qenë 80 euro për megavat orë për çmimin që kanë paguar. Njëherësh kanë përllogaritur se në bursë çmimi ka qenë 41 euro për megavat orë, duke arritur në këto 40 milionë euro. Mirëpo kjo nuk qëndron për shkak se është harruar se së pari hidrocentralet e vogla kanë qenë në tender para se të fillohet ndërtimi dhe për atë me avans janë paguar 17 milionë euro që sot në raport me 10-15 vite më parë e kanë vleftën shumë më të madhe. Duhet shtuar këtu edhe koston prej 2 për qind që paguajnë ndaj ministrive të ndryshme, pastaj dallimet e çmimeve në bursë dhe tek ne“, thekson Angjushev.

    Sipas tij, këto hidrocentrale në periudhën e kaluar bile kanë pasur edhe humbje për shkak se kanë shitur energjinë me çmim prej 80 euro për megavat në një kohë kur çmimi në tregun e lirë s sillej prej 220 deri 230 euro. Për të mbështetur më tej , përfitimin që ka shteti prej tyre ai thekson se këto hidrocentrale sjellin bile gjashtë milion euro në muaj, apo 36 milion euro në sistemin energjetik, apo me fjalë të tjera kanë kthyer të hollat e tyre për të gjithë periudhën e kaluar, vetëm për gjashtë muaj. Për më tepë r, nuk duhet harruar se në energjetikë gjërat analizohen dhe vështrohen në një periudhë afatgjate konstaton ai. Ndryshe, në vitin 2020, gjysma apo 55 për qind e energjisë së prodhuar prej 5164 gigavat orë ka qenë prej termocentraleve me qymyr, 21 për qind prej centraleve me gaz, 17 për qind nga hidrocentralet e mëdha, 4 për qind nga hidrocentralet e vogla, 2 për qind nga elektranat me erë dhe fotovoltaiket apo nga dielli, dhe vetëm 0.4 për qind prej centraleve me biomasë. (koha.mk)

    Lajmi Paraprak

    Koçoska: Pse nuk ndihmohen qytetarët për të zbutur këtë goditje çmimesh?

    Lajmi i rradhës

    Fillojnë bisedimet në mes të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë