Hodai: Shekulli 21 kërkon që ne të kemi një sistem arsimor të digjitalizuar

    Të rinjtë duan mësimdhënie me prezencë fizike, por në të njëjtën kohë modernizim të procesit arsimor përmes futjes së metodave digjitale të të mësuarit – kështë u konkludua në fillimin e një serie ngjarjesh me temë: “Transformimi digjital i arsimit”, organizuar nga Këshilli për Transformimin Digjital (KTD) pranë Institutit Heidelberg dhe Forumit për Ndryshimin Arsimor (FNA), përcjell Nistori.

    “Më vjen shumë mirë që Këshilli gjen një mbështetje të madhe, një numër të madh të shkëmbimeve të ideve, zhvillimit të potencialit dhe vendosjes së bashkëpunimit konkret. Mendoj se tashmë po e ngremë temën e transformimit digjital mbi baza të shëndosha. Sepse digjitalizimi nuk duhet të jetë personal apo një temë e privatizuar nga askush, por është një proces i përbashkët dhe gjithëpërfshirës në të cilin ka dhe duhet të ketë vend për të gjithë. Roli i Këshillit të Transformimit Digjital është t’u japë dorën të gjithë atyre që me vetëmohim bëjnë përpjekje dhe kontribuojnë çdo ditë në krijimin e një digjitalizimi të qëndrueshëm të arsimit, por edhe një transformim digjital efektiv me interes për qytetarët në të gjitha fushat e tjera”m tha komunikologu Bojan Kordalov i cili është dhe kryetar i Këshillit.

    Forumi për Ndryshime në Arsim synon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në vend dhe të inkurajojë studentët të kontribuojnë në komunitetin vendas dhe ndërkombëtar përmes pjesëmarrjes së tyre aktive në procesin e vendimmarrjes, tha Blendi Hodai, Drejtor Ekzekutiv i FNA-së

    “FNA është një investim i përbashkët i njerëzve të vullnetit të mirë që u bashkuan me qëllime të sakta që Maqedonia e Veriut të ketë arsim shtetëror cilësor. Për ne digjitalizimi është një temë shumë e rëndësishme, sepse shekulli 21 kërkon që ne të kemi një sistem arsimor të digjitalizuar. Jam plotësisht dakord që procesi i transformimit digjital të mos privatizohet, sepse çdo organizatë dhe çdo individ duhet të kontribuojë në përshtatjen e këtij procesi”, tha Hodai gjatë debatit.

    Në fund të këtij debati online, përfaqësuesve të FNA-së iu dërgua një ftesë për anëtarësim në Këshill, e cila u pranua prej tyre. Në të njëjtën kohë, u njoftua nënshkrimi i fundit i një Memorandumi për Bashkëpunim ndërmjet Këshillit për Transformimin Digjital në Institutin e Heidelberg dhe Forumit për Ndryshime në Arsim. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Baballarët dhe kujdesi për fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Baza amerikane në Kosovë, ndërmjet realitetit dhe dëshirës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë