Hotelet në qendrat dimërore nën thjerrën e AUV-it

    Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) të premten kreu kontrolle të jashtëzakonshme në objektet hotelierike dhe objektet e shitjes me pakicë në qendrat turistike dimërore.

    Siç njofton AUV, janë kontrolluar gjithsej 18 operatorë ushqimorë në qendrat e skijimit dhe rekreacionit, edhe atë në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Ponikvë, Krushevë, Pelister dhe Mihajlovë.

    “Shërbimet inspektuese të Agjencisë konstatuan mospërputhje në punën e vetëm një operatori, pra i njëjti nuk ishte i regjistruar në AUV si operator ushqimor. Për mospërputhjen e konstatuar është shqiptuar gjobë dhe është lëshuar urdhër për regjistrim të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

    Siç shtojnë ata, tek operatorët e tjerë të kontrolluar të ushqimit nuk është evidentuar asnjë shmangie nga rregulloret ligjore për sigurinë ushqimore.

    Lajmi Paraprak

    Një i dyshuar për sulm seksual në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Rrota rezervë në veturë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë