Hoxha: Partitë shqiptare, jo partneritet me parti maqedonase të cilat punojnë kundër partnerit tonë strategjik ShBA-ve

    Sipas kryetarit të PDE-së (Partia Demokratike Europiane), Arjanit Hoxha, vizita dhe porosia që dërgoi sot Gabriel Escobar ishte shumë domethënëse në drejtim të asaj se ShBA konsideron partnerë vetëm ata të cilët kërkojnë integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, përcjell Nistori.

    “Kjo porosi duhet të lexohet qartë dhe drejt edhe nga faktori politik shqiptar, i cili duhet të punojnë në izolimin e elementit antiperëndimor, apo thënë ndryshe mos të krijojnë partneritet me parti politike maqedonase të cilat duan të vijnë në pushtet, ndërsa punojnë kundër synimit strategjik të qytetarëve të vendit dhe të partnerit tonë strategjik SgBA-ve”, shkruan Arjanit Hoxha.

    Hoxha shton se thirrjet publike të VMRO-DPMNE për fitore të një shumice absolute janë kryekëput kundër interesave pro-perëndimore të vendit, andaj edhe gjithë faktori politik shqiptar me orientim pro-evropian duhet të unifikohet dhe të paraqesë garancë për mos devijimin e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

    Lajmi Paraprak

    “Na helmuat”, “Duam ajër të pastër” / Banorët protestojnë kundër deponisë “Drislla”

    Lajmi i rradhës

    Farat e linit – Sasia e rekomanduar ditore 

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë