Hyrja e ASh-së në Qeveri afron “Grupin e zjarrit” me Alternativën?!

    Nga ajo që dihet, “Grupi i Zjarrit” është kundër hyrjes së ASh-së në Qeveri, ngase ata këtë veprim e shohin vetëm tentim për të amortizuar pakënaqësinë e tyre. Megjithatë “Grupi i zjarrit” duket se ka nisur përpos daljeve në terren me strukturat, por të krijojë edhe kontakte me partinë Alternativa, të cilët, gjithashtu janë shprehur kundër hyrjes së ASh-së në Qeveri, kështu thonë nga partia Alternativa, përcjell Nistori.

    “Një bashkëpunim i tillë mes “Grupit të zjarrit” dhe Alternativës, do të ishte fatale për krahun e Artan Grubit dhe BDI-së, sidomos në Çair dhe në përgjithësi në zonat 1 dhe 2 ku Alternativa, ka pjesën më të madhe të elektoratit. Siç përflitet në opinion ky përafrim dhe bashkëpunim do të ishte një bashkim proevropian kundër korrupsionit politik. Madje dihet se Alternativa kohë më parë ka propozuar edhe një amendament me të cilin nuk mund të vjetërohen lëndët që kanë të bëjnë me korrupsion të nivelit të lartë.” – shtojnë nga AAA.

    Ndryshe, Zyra e Bashkimit Europian në Shkup nuk komenton vendimet e partive politike nëse do të jenë ose jo pjesë e qeverisë. Të pyetur nga Alsat se cili është qëndrimi misionit të BE-së për zgjerimin e koalicionit qeveritar dhe si i komenton deklaratat e politikanëve, përfshirë edhe Arben Taravarin se për këtë çështje është në konsultim edhe më faktorët ndërkombëtar, nga zyra e BE-së thonë se bëhet fjalë për çështje sovrane andaj edhe nuk komentojnë punët e brendshme të partive politike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Reformat në drejtësi veç 20 për qind të realizuara!

    Lajmi i rradhës

    Çdo ditë e më shumë po zhduket trofta dhe belushka në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë