I dyshuari Ixhet Memeti ende nuk ka dalë para gjykatësit hetues – profili i tij ndër më të lartit i një juristi në RMV

    I dyshuari i dytë i përfshirë në rastin me gjykatësin Suprem akoma nuk ka dalë para gjykatësit hetues.

    Ixhet Memeti nuk dihet se kur do të deklarohet për versionin e tij të parë mbi dyshimet që i ngarkohen.

    Prokuroria Publike ndaj tij ka kërkuar masa kujdesi-obligim me paraqitje, por gjykata për shkak se nuk e ka dëgjuar akoma Memetin, nuk ka sjell vendim.

    Seanca ndaj tij mund të zhvillohet të enjten.

    Masa ndaj Memetit nuk ka as nga institucioni ku ai ka pozitën e zëvendës kryetarit.

    Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik Dushica Dimitrievska tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë për hapat e mëtejmë ligjor dhe ndjekin zhvillimin e procesit gjyqësor.

    Ajo tha se në rastin konkret bëhet fjalë për anëtar të zgjedhur nga Kuvendi.

    Memeti përfundoi si i dyshuari i dytë në rastin për marrje të shpërblimit në dëm të ligjit bashkë me ish gjykatësin suprem, Naqe Georgiev.

    Ky i fundit dyshohet për marrje të shpërblimit në dëm të ligjit nga djali i ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev për të cilin kishin garantuar lehtësim të dënimit nëse ky i fundit pranon marrëveshje me prokurorinë për veprën penale që i ngarkohet “trafikim me lëndë narkotike”.

    Sipas elementeve dhe provave mbi të cilat bazohen dyshimet e Prokurorisë së krimit të organizuar, Georgiev dhe Memeti kanë kërkuar 10.000 euro shpërblim për ndikimin e tyre.

    Në momentin kur është arrestuar Georgiev, Memeti nuk ka qenë prezent, por kallëzimi i krimit të organizuar thotë se ai ka zhvilluar biseda telefonike dhe video thirrje me Georgievin dhe djalin e Stojçevit për të garantuar në këtë mënyrë se autoriteti i tij do të hyjë në funksion për marrëveshjen me prokurorinë dhe shqiptimin e dënimit më të ulët se sa parashikonte gjykata.

    Memeti njëherësh paraqet profilin më të lartë të një juristi në Maqedoni të Veriut.

    Ai ka qenë Ministër i Drejtësisë, Gjykatës Kushtetues, Avokat i Popullit dhe së fundi anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

    Biografia e tij juridike flet për përfaqësim në çdo instancë, ekzekutive, ligjvënës, por edhe si njeriu i parë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. /Alsat/

    1995Sekretar i Qeverisë
    2001Ministër i Drejtësisë
    2003Gjykatës Kushtetues /  rizgjidhet Ministër i Drejtësisë
    2004Avokat i Popullit
    2012Rizgjidhet Avokat i Popullit
    2020Anëtar/ zëvendëskryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik
    Lajmi Paraprak

    Kripë pa natrium për të ruajtur shëndetin e zemrës

    Lajmi i rradhës

    Migrantët në Irlandë – Midis fronteve me çadra plastike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë