“Iftari është shumë më tepër se një porcion ushqimi, le t’u japim shpresë personave në nevojë”

    Iftari është shumë më tepër se një porcion ushqimi, le t’u japim shpresë personave në nevojë. Kjo është motoja për këtë vit e organizatës “Legis”, e cila tash më e sa vite u del në ndihmë personave në nevojë e sidomos gjatë muajit të Ramazanit.

    Sipas statistikave të kësaj organizate, numri i personave që kërkojnë një vakt në ditë çdo vit shkon në rritje. Për këta persona, në muajin e ramazanit, çdo ditë ndahen rreth 200 iftare. Përveç ushqimit, këtyre personave u ofrohen edhe produkte higjienike dhe veshmbathje.

    ”Interesi i personave që kërkojnë ndihmë, për fat të keq rritet çdo vit. Këtë e shohim nga mënyra që kur ndajmë bukë, shohim se cilët njerëz vijnë, dhe nëse ndonjëherë ka vonesa apo ka festë dhe duhet të pritet dy ditë apo e ngjashme, personat që janë të interesuar presin edhe në shi nga një orë a më shumë dhe vërtetë kanë nevojë për një bukë e ku më për një vakt”, tha Jasmin Rexhepi – Udhëheqës i “Legis”.

    Për personat në nevojë të regjistruar në Legis, përveç këtij muaji, edhe gjatë gjithë vitit mbështeten nga donatorët më çka organizata bën shpërndarjen e përditshme të bukës dhe kuti me produkte jo ushqimore dhe ushqimore çdo muaj.

    “Donacionet janë nga bashkëqytetarët tonë, pjesërisht kemi donacione edhe nga disaspora të cilët punojnë jashtë shtetit dhe të cilët kanë mundësinë të japin donacione online, por mjetet më të shumta që grumbullohen janë nga Maqedonia e Veriut”, shtoi Jasmin Rexhepi – Udhëheqës i “Legis”.

    Për muajin e Ramazanit, nga kjo organizatë janë planifikuar që të shpërndahen rreth gjashtë mijë iftare për personat në nevojë, ndërsa donatorët me 1000 denarë, kontribuojnë me pesë iftare për këta persona./Alsat.

    Lajmi Paraprak

    Ngrohja e motit, gripi nuk rrezikon edhe aq qytetarët

    Lajmi i rradhës

    Prindërit dhe mësuesit faktorë kryesorë për sigurinë e të rinjve në internet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë