Drejtori mjekësor i Klinikës Universitare të Toksikologjisë në Shkup, Danill Petrovski është shkarkuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit shkaku i parregullsive në punë. Ai edhe pas shkarkimit do të vazhdojë të punojë në Klinikë, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë për MIA-n.
Petrovski më herët sot në deklaratën për MIA-n tha se nuk është i befasuar, sepse ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri tashmë e ka paralajmëruar shkarkimin e tij. Për shkarkimin nga funksioni, Petrovski e ka mësuar sot nga punonjësit e Klinikës së toksikologjisë.
Punonjësit e Klinikës së toksikologji muajin e kaluar në një konferencë për media u ankuan se kjo Klinikë ka disa vite që është mënjanuar, se në afat prej gjashtë vitesh janë ndërruar pesë drejtor, ndërsa me drejtoreshën organizative – Besija Iljazi, ekonomiste e diplomuar, e emëruar më 12 shkurt të këtij viti, u përballën me rezistencë dhe mosbashkëpunim.
Mjeku Niko Beqarovski tha se në disa raste, ka kërkuar punësimin e dy laborantëve dhe një infermieri, që të mundë të funksionojë. Në të kundërtën, siç tha, nga drejtoresha insistohet që të pranohen të 18 personat të cilëve u ka skaduar kontrata, ndonëse qëndrimi i kolegjit mjekësor është se nuk kemi nevojë për një numër të tillë të pranimeve të reja.