Blerim Bexheti po largohet nga udhëheqja e Komunës së Sarajait për të vazhduar si deputet i Frontit Europian në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Me Komunën e Sarajit deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në vitin 2025 do të udhëheqë Iljas Veseli. Këtë informacion e ka bërë të ditur vetë Blerim Bexheti në rrjetin social Facebook.
“Me rastin e fillimit të angazhimit të z.Ilјas Veseli si zëvendës kryetar komune, kisha nderin që bashkë me kryesuesin e këshillit komunal z. Musa Alili të bashkëbisedojmë në lidhje me situatën e krijuar, si dhe për mbarëvajtjen e proceseve të punës, në bazë të kompetencave ligjore”.
“Gjithashtu shpreha urime në misionin e marë nga z.Ilјas Veseli dhe ofrova mbështetjen time të parezervë, me të vetmin qëllim që komuna e Sarajit të ruaj dinamikën e realizimit të projekteve që janë në interes për të gjithë banorët e komunës tonë”, ka shkruar Bexheti./Nistori/