IMA organizon panel-diskutim për sfidat dhe perspektivat në ballafaqimin me dezinformatat në rrjetet sociale

    Instituti për Media dhe Analitikë IMA organizon panel-diskutimin me temë: „Ballafaqimi me dezinformatat në rrjetet sociale – sfidat dhe perspektivat“, i cili do të mbahet më 26 shkurt 2025 (e mërkurë) në Hotelin Holidej In në Shkup, me fillim në ora 12.

    Panelistë në diskutim janë: mr. Emilija Petreska Kamenjarova – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AShMA), dr. Snezhana Trpevska – Instituti RESIS, Svetllana Siljanoska – konsulente për komunikime strategjike dhe ballafaqim me dezinformatat, dhe Filip Stojanovski – Fondacioni Metamorfozis. Ata do të paraqesin gjetjet dhe analizat e tyre për këtë temë.

    Moderator i ngjarjes është Petrit Saraçini. Pas prezantimeve të panelistëve, do të vijojë diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në ngjarje.

    Lajmi Paraprak

    Gjashtë ushqime që forcojnë shëndetin e zemrës

    Lajmi i rradhës

    Do të shitet pasuria e sekuestruar e Gruevskit dhe Mijallkovit në vlerë prej 29 milionë eurosh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë