“Infrastruktura problem kyç për bashkëpunimin rajonal ekonomik”

    Edhe fëmija i fundit kuptoi se pa infrastrukturë nuk mund të shkojmë përpara. Prandaj, do të intensifikohen presionet për zgjidhje të këtij problemi edhe pse në periudhën e kaluar mjaft është investuar në ndërtimin e autostradave dhe hekurudhave, tha sot kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski.

    Infrastruktura, përmendi Azeski, edhe më tej është problem kyç për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik.

    “Përfaqësuesit e BeH-së dhe kolegu im dje udhëtuan 12 orë ose duhej të shkonin me aeroplan në Stamboll apo Vjenë për të ardhur në takimet e sotme”, theksoi Azeski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para vizitës në kompaninë ‘Kostal Maqedoni’ në Ohër së bashku me anëtar[ët e tjerë të Këshillit drejtues të Forumit investues të odave (FIO).

    Azeski vlerësoi se është i mirë nënshkrimi i Marrëveshjes për ndërtim të hekurudhës në Korridorin 8 dhe rikonstruimi i një pjese të Korridorit 10 nga ana e Qeverisë, sepse, theksoi, është në kornizat e përgjithshme për përmirësim të infrastrukturës. 

    Lajmi Paraprak

    Bërçko i Bosnjës njeh fëmijët e lindur nga përdhunimi

    Lajmi i rradhës

    Ekipet e Kryqit të Kuq në terren në përballje me valën e nxehtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë