Në Dibër filloi vendosja e paneleve fotovoltaik në kulmin e sallës sportive “Dibra”, si dhe në kulmin e objektit të komunës. Pushteti vendor ka informuar se shfrytëzimi i energjisë alternative (diellore) nëpërmjet instalimit të paneleve fotovoltaike deri tani ka dhënë shumë rezultate të mira nëpër disa institucione dhe shtojnë se ky projekt do të vazhdojë. Deri tani panele fotovoltaike janë instaluar mbi objektet e shkollave dhe çerdhes të qytetit.
Kryetari i komunës Hekuran Duka ka informuar se pushteti vendor në Dibër ka filluar projektin me një seriozitet maksimal për vendosjen të paneleve fotovoltaik mbi kulmin e objektit të komunës si dhe mbi kulmin e sallës sportive të qytetit.
”Është një projekt i komunës Dibër dhe me projekte të tjera do të vazhdomë edhe në të ardhmen. Me projektin do të kemi ekonomizim të energjisë elektrike në të dy objektet e komunës. Kjo ka një domethënie të madhe për efikasitetin energjetik por edhe për ekonomizimin e mjeteve nga buxheti i komunës Dibër”, thotë kryetari i komunës Hekuran Duka dhe potencon se të gjithë analizat kanë treguar se pushteti lokal duhet të vazhdojë me këta projekte.
Ai shton se dinamika e vendosjes së paneleve shkon sipas planit. Në objektet shkollore ku janë vendosë panele fotovoltaike deri tani rezultatet janë shumë të mira, shton Duka dhe sqaron se Dibra ka shumë ditë me diell dhe efektet të projekteve janë të mëdha. Edhe Këshilli i komunës Dibër unanimisht ka përkrahur këta projekte dhe ka kërkuar që projektet në këtë sferë të vazhdojnë.
Në bisedën që patëm me drejtorët të shkollave nëntëvjeçare “Penestia” dhe “Said Najdeni”, si dhe gjimnazit “28 Nëntori” në qytet, u informuam se në kulmet e objekteve janë vendosur panele fotovoltaike kohë më parë. Drejtori i shollës fillore më të madhe në Dibër “Penestia”, Ajet Mularexha thotë se projekti për vendosjen e paneleve fotovoltaike ka qenë i përkrahur nga USAID. “Ashtu ka qenë edhe në shkollat e tjera në Dibër. Jemi shumë të kënaqur nga vendosja e paneleve fotovoltaike, meqë është rritur efikasiteti energjetik në shkolla”, thotë drejtori Mullarexha.
Drejtoritë të shkollave potencojnë se këta projekte duhet të vazhdojnë sepse efikasiteti energjetik në objektet publike ka një domethënie të madhe. Kur bëhet fjalë për efikasitetin energjetik të shtojmë se panele fotovoltaike janë vendosur para disa muajve edhe në objektin e çerdhes “Breshia”.
Të dhënat e drejtorisë të këtij institucioni parashkollor në Dibër, projekti i paneleve ka qenë me përkrahje të Qendrës planore jugperëndim dhe pushtetit vendor në Dibër. Edhe drejtoresha e çerdhes Ajrie Daçi thekson se efikasiteti energjetik i objektit dukshëm është rritur. Këta projekte dhe programe për efikasitet energjetik në komunë pritet të vazhdojnë edhe në muajt në vazhdim. /Koha/