Ish-këshilltari i Obamës: çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO

    “NATO të mbyllë derën për Ukrainën në mënyrë që të përfundojë lufta më Rusinë”. Kështu u shpreh në A2 CNN, Charles Kupchan ish-këshilltari i Barack Obamës, teksa kritikoi aleancën euroatlantike.

    “Mendoj që ishte një gabim për NATO-n që të sillte Ukrainën si vend anëtar të vetin., e kuptoj përse rusët nuk janë të rehatshëm me anëtarësimin e Ukrainës dhe nëse do ishin pjesë e NATO-s do sillte kapacitet ushtarake shumë afër kufirit me Rusinë dhe e dimë nga historia që superfuqitë nuk janë rehat kur superfuqitë i afrohen kufijve të tyre. Do të ishte më mirë që kjo luftë të mbyllej nëse anëtarësimi i NATO-s nuk është pjesë e tavolinës së negociatave për Ukrainën dhe NATO duke mos e hapur derën për Ukrainë dhe kjo duhet çiftuar se bashku me SHBA që të furnizojnë Ukrainën me ndihmë ekonomike që ka nevojë për të ndalur ofensivën ruse. Trump i dha një mundësi për të ndalur luftën dhe ai nuk do të ndalet derisa Rusia të marrë territore te tjera. Që të mbyllet kjo luftë është e rëndësishme që të hiqet anëtarësia e Ukrainës. Nuk shoh perspektivë për të ardhmen”.

    Sipas tij edhe administrata e presidentit Trump nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

    “Askush nuk e di se ku do të ndalet procesi i zgjerimit të NATO-s, megjithëse administrata Trump ka thënë që nuk e mbështet integrimin e Ukrainës në NATO. Kjo nuk u ra dakord këtë javë në Hagë. Rutte tha se anëtarësimi i Ukrainës është i pakthyeshëm. Mendoj se mosmarrëveshjet në samitin e NATO-s nuk patën një gjuhë të përbashkët komunikimi”.

    Por ish-këshilltari i Obamës parashikon se integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera të Gadishullit të Ballkanit do të jetë shumë i shpejtë në NATO. Sipas Kupchan vendet e Lindjes si Moldavia, Gjeorgjia, Ukraina do të mbeten një zonë gri mes Rusisë e NATO-s

    “Gadishulli i Ballkanit një ditë do të jetë i integruar në NATO. Mendoj që është vetëm çështje kohe për Kosovën, Serbinë e Bosnjën që të jenë pjesë e aleancës. Jam skeptik se çfarë ndodh në lindje për vende si Moldavia, Gjeorgjia, Ukraina, do të përfundojnë të jetojnë nën një zonë gri, një zonë e mesme mes Rusisë e kufijve të NATO-s”.

    Lajmi Paraprak

    20 vjet mashtrime dhe arnime – rruga që po shkatërron ekonominë e Kumanovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë