Ish-shefi i NATO-s: nuk mund të premtoj se ShBA do të qëndrojë në NATO

    Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nga viti 2014 deri në vitin 2024, ka folur në një intervistë për tensionin e fundit midis Donald Trump dhe Evropës.

    “Nuk mund të premtoj se SHBA-të do të qëndrojnë në NATO. Askush nuk mundet”, tha Stoltenberg, i cili aktualisht shërben si ministër i financave i Norvegjisë, për revistën gjermane Der Spiegel.

    Ai tha se vendet evropiane “duhet të bëjnë gjithçka që munden për të zvogëluar rrezikun e largimit të SHBA-së”.

    Megjithatë, Stoltenberg shtoi se mbështet qasjen aktuale të Evropës për të kundërshtuar Trumpin në aspiratat e tij për të blerë Groenlandën nga Danimarka.

    Lidhur me këtë, ai tha se “gjëja më e rëndësishme tani është të parandalohen masa të mëtejshme” nga SHBA-të.

    Ndryshe, Trump tha se Grenlanda është jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe konfirmoi se diskutimet me NATO-n janë duke vazhduar në lidhje me territorin. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    ICE në burgjet amerikane mban 73 mijë njerëz, numri më i lartë në histori

    Lajmi i rradhës

    Misajlovski, mbështet idenë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak në RMV

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë