IShP: shmangni punën në natyrë nga ora 11:00 deri në 17:00 për shkak të temperaturave të larta

    Për shkak të njoftimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për rritjen e temperatura ditore duke filluar nga nesër deri më 27 qershor, Instituti i Shëndetit Publik këtë pasdite bëri thirrje për respektimin e masave të mbrojtjes së shëndetit për popullatën e përgjithshme dhe grupet e cenueshme të popullsisë.

    “Ndër të tjera, kategoritë e cenueshme të njerëzve konsiderohen njerëzit që punojnë jashtë dhe janë më të ekspozuar ndaj ndikimit të valëve të nxehtësisë, ose njerëzit që punojnë në vende pune të ekspozuara ndaj temperaturave të larta dhe rrezatimit termik, njerëzit që humbasin shumë lëngje gjatë punës e kështu me radhë, të cilët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve që lidhen me motin e nxehtë. Për shembull: punëtorët e ndërtimit, fermerët, policia e trafikut, punëtorët e shpërndarjes e të ngjashme”, thuhet në njoftim.

    Për punëdhënësit, si rekomandime për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, renditen si më poshtë: kontrolli dhe mirëmbajtja e masave teknike dhe teknologjike si ventilimi, ajri i kondicionuar, matja e rregullt e temperaturës së ambientit dhe vendosja e vendeve të punës sa më larg të jetë e mundur nga rrezet e diellit dhe burimet e nxehtësisë. Pastaj, sigurimi i të paktën një dhome me ajër të kondicionuar me funksion “strehë” ku punonjësit mund të freskohen për një periudhë të caktuar kohore gjatë punës.

    “Shmangia e punës në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, bërja e pushimeve të shpeshta dhe sigurimi i lëngjeve dhe elektroliteve. Rotacioni i detyrave të punës dhe zhvendosja e punëtorëve në zona më të freskëta sa herë që është e mundur. Sigurimi i më shumë punëtorëve, sipas nevojës”, thuhet në rekomandimet e ISHP-së.

    Lajmi Paraprak

    “Imperializimi i fjalës”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë