“Janë të mërzitura” / Gruaja që lufton monotoninë e pensionisteve në Kosovë

    Duke mos dashur të bëhet pasive pasi doli në pension, Sabrije Nimani nga Prishtina ka mbledhur qindra gra në një shoqatë që synon të ofrojë argëtim, shëtitje dhe mundësi për punë për gratë pensioniste në Kosovë, që ankohen për jetë të vështirë.

    Qepja e veshjeve me porosi është profesioni që e ushtroi gjatë gjithë jetës Sabrije Nimani. Por, me daljen në pension dhe dobësimin e shikimit, ajo tani qep vetëm për anëtarët e familjes dhe për ta hequr mallin.

    “Më dhimbset vetja që nuk mundem të punoj qysh kam punuar më përpara. Mirëpo, tani ngapak mbesave (iu qepi rrobave). Ja, mbesa e ka kërkuar një fustan t’ia punoj”, thotë Sabrije Nimani.

    Sabrija është 70 vjeçe dhe largimi nga zanati i vjetër thotë se e mërziti, andaj shpejt i dha vetes punë tjetër.

    Ajo thotë se pensionistët nuk e kanë vetëm hallin e monotonisë, por edhe atë financiar. Pensioni i pleqërisë në Kosovë është 100 euro. Ndërsa për ata që kanë punuar dhe kanë paguar kontribute, pensioni sillet nga 190 euro deri në 265 euro në muaj. /REL/

    Lajmi Paraprak

    NATO: Manovra “Steadfast Defender” më e madhja prej dekadash

    Lajmi i rradhës

    RMV, mbushen spitalet me pacientë të prekur nga virozat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë