Një ekspozitë me vepra arti të bëra në pllaka të jelekëve antiplumb që ua shpëtuan jetën e ushtarëve ukrainas, u hap në Lviv më 27 dhjetor.
Vepra unike e artit është pjesë e një ekspozite të quajtur ArtArmor që u hap në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, më 27 dhjetor.
Ekspozita në Lviv përbëhet nga 12 pjesë arti nga pllaka të blinduara që thuhet se ndalonin plumbat ose copëzat e predhave, ndërsa përdoreshin nga ushtarët ukrainas që luftonin pushtimin rus.
Organizatorët e ekspozitës thonë se synojnë të mbledhin para nga shitja e veprave të artit për të blerë më shumë jelekë antiplumb për trupat ukrainase.
Faqja e internetit e ekspozitës reklamon duke përdorur “copa jelekësh që tashmë ia kanë shpëtuar jetën dikujt në fushëbetejë, një përpjekje për të fituar një shans të dytë (nga shitja e këtye veprave të artit) për të shpëtuar një jetë njeriu me ndihmën e talentit të artistëve të famshëm”.
5. Dy nga veprat e artit nga jelekët antiplumb që janë pjesë e ekspozitës ArtArmor.
Ekspozita është hapur në Muzeun Historik Lviv dhe është financuar nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
6. Artistët ukrainas të përfshirë në projekt janë: Ivan Marchuk, Tiberiy Silvashi, Nazar Bilyk, Petro Bevza, Yuriy Vakulenko dhe Anton Logov. Pllakat e jelekëve antiplumb mbajnë nënshkrimet e ushtarëve që i mbanin kur u goditën.
7. Iryna Yuferova, kuratore e ekspozitës, gjatë fjalës së saj në hapje të projektit tha se ndërsa artistë të ndryshëm përdorën metaforat në veprat e tyre përkatëse, secili prej tyre “na çon në një përfundim aksiomatik: Nuk ka asgjë më të vlefshme në botë sesa jeta njerëzore”.
8. Organizatorët thanë se ekspozita do të prezantohet në të gjithë Evropën në vitin 2023, megjithëse vendet ende nuk janë specifikuar.