“JEMI TË SHQETËSUAR” – Libri i shtypur është në krizë, më shumë ka lexues elektronikë (Video)

    Dita ndërkombëtare e librit festohet që nga viti 1995 me vendim të UNESCO-s. Nuk është rastësisht kjo ditë, por është zgjedh dita kur ka vdek Shekspiri dhe shumë autorë të tjerë që kanë dhënë shumë për literaturën. Rrjedh si iniciativë prej një qyteti spanjol, në të cilin qytet me blerje të çdo libri, secili ka marrë dhuratë një lule, me qëllim të stimulohen njerëzit të lexojnë më shumë. Për shkak se e dini libri është arma-fuqia më e fortë që mund të bëjë ndryshime në shoqëri dhe mund të përcjellë informatëkështu u shpreh sot Elmedina Abdulai, përgjegjëse e bibliotekës “Max Van Der Stoel” në Tetovë në vigjilje të Ditës botërore të librit dhe të Drejtës së Autorit, shkruan Nistori.

    Abdulai për Nistori thotë se bibliotekës së Shtulit nuk i zvogëlohet numri i lexuesve, por zvogëlohet numri i huazimeve të librave.

    “Nuk zvogëlohet numri i lexuesve, por zvogëlohet numri i huazimeve të librave. Shfrytëzohen më shumë burime elektronike se, burimeve të printuara. Kjo tregon se edhe ne duhet të kemi kujdes dhe të përcjellim këtë trend bashkëkohor. Unë personalisht preferoj të lexoj libër të printuar në vend të leximit elektronik, por disa situata si me pandeminë na kanë imponuar këtë lloj të leximit. Gjithsesi, ne si bibliotekë, si shoqëri, duhet të luftojmë ta ruajmë atë të printuarën – librin.” – shto ndër të tjera Abdulai.

    Ndryshe, Gjylten Ajruli nga biblioteka e qytetit në Tetovë “Koço Racin” tha se zhvillimi i internetit dhe i teknologjisë ka ndikuar dukshëm në rritjen e krizës te leximi.

    “Ne tani kemi një sërë shtëpish botuese, kemi një liri të pakufizuar që të kemi akses në titujt në gjuhën shqipe, por na mungojnë lexuesit. Megjithatë, të marr shembull bibliotekën e Tetovës. Ne edhe pse funksionojmë në një hapësirë 200 metra katror, sepse ndërtimi i bibliotekës së re i ngjan tani edhe katedrales së Parisit apo që ka zgjat 100 vite, mbase edhe kjo do të zgjat një shekull. Sidoqoftë edhe pse funksionon në këto kushte, biblioteka e Tetovës radhitet një ndër bibliotekat me numrin më të madh të lexuesve. Ne për çdo vit kemi një numër aktiv, standard prej gjashtë mijë lexues. A mjafton? A duhet të jemi të kënaqur me kaq? Sigurisht që jo, sepse Tetova është qyteti i dy universiteteve. Janë shumë faktorë të ndryshëm: politik, social, ekonomik që ndikojnë në uljen drastike të leximit.” – tha Ajruli.

    Studiuesja e gjuhës shqipe, Donika Bakiu tha se, libri historikisht ka qenë instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive, si dhe mjeti më efikas për ruajtjen e tyre. Lexuesit e ‘’zjarrtë’’ mund të flasin dhe të shkruajnë me elokuencë dhe rrjedhshmëri më të madhe, duke i bërë mendimet e tyre të lehta për t’u ndjekur nga të tjerët. Librat  ushqejnë ndjenjat, për të zhvilluar ndjeshmëri dhe për të motivuar lexuesit për të ndjekur ëndrrat dhe qëllimet e tyre. 

    Fjalë përshëndetëse morën edhe dashamirët e librit si, Rrezarta Elezi (Klubi i Librit – Tetovë), Vlora Reçica nga rrjeti “Stella”, profesori Naser Miftari dhe para të pranishmëve foli edhe Xhemail Ziberi, i cili është lexues i 18 mijë librave, ekzemplarëve dhe revistave të ndryshme.

    Në kuadër të organzimit, Abdulai nga bibilioteka e Shtulit ndau mirënjohje studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme për promovimin e librit dhe leximit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Myslimanët në të gjithë botën nën sulmin e qeverisë kineze

    Lajmi i rradhës

    Çfarë qëndron pas logos organike tek prodhimet?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë