“JENI PËR KEQARDHJE” – Hoda ua thotë në sy edhe pushtetit dhe opozitës!

    Ish ushtari i UÇK-së, Besim Hoda në ClickPlus ka shprehur pakënaqësinë edhe ndaj pushtetit dhe ndaj opozitës.

    Thotë se kandidatët e tyre për president, janë joformale dhe se në fund të ditës ata do të mbështesin njërin nga kandidatët maqedonas.

    “Ne jemi të gjithë koshient, se edhe opozita edhe pushteti, dy kandidatët që i kanë në garë, është vetëm joformale dhe kjo është një matje forcash se cili kë kandidat maqedonas do ta mbështes. Kjo është fatkeqësi”, tha Hoda.

    Sipas tij shqiptarët do të grupohen në dy fronte në këto zgjedhje, por duhej të dilnin me një kandidat konsensual që do të vinte nga rrethi akademik.

    Thotë se i është paraqitur një ish ushtar i UÇK-së dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë, pasi nuk ka bukë për iftar për t’i ushqyer pesë fëmijët e vet.

    “Para se të vij në emision, më ka telefonuar dhe më ka qarë hallin. Është nga zona juaj, nga Likova. Ka qarë hallin, më ka thënë se nuk ka bukë për fëmijët për iftar. I ka pesë fëmijë. Më tha nëse ka mundësi të na ndihmoni. Kjo është shumë e dhimbshme”, tha Besim Hoda teksa i reagon Arbër Ademit të BDI-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    OJQ-të: partitë në RMV bllokuan pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e ardhshme

    Lajmi i rradhës

    Në Beograd nuk tregojnë se ku dhe kur u takuan Gjuriq e Radoiçiq

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë