Kabineti i Gashit i përgjigjet deputetes së LSDM-së: përdorimi i gjuhës shqipe është i garantuar me Kushtetutë

    Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ka reaguar ndaj ankesës së ministres së Kulturës gjithashtu edhe deputete e LSDM-së Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila shprehu revoltë pse Afrim Gashi betimin e lexoi fillimisht në gjuhën shqipe, e më pas edhe në maqedonisht, përcjell Nistori.

    Nga Kabineti i Gashit thonë se përdorimi i gjuhës shqipe garantohet me Kushtetutë dhe se ai do ta përdorë gjatë gjithë mandatit të tij.

    “Kryetari i Kuvendit e ushtron të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar, e cila garantohet me kushtetutë, me ligjet në fuqi dhe rregulloren e Kuvendit. Këtë të drejtë ligjore ai do ta ushtrojë gjatë gjithë mandatit. Kryetari Gashi është i përkushtuar të garantojë se të gjitha procedurat parlamentare, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga ligjet, ta respektojnë dhe promovojnë shoqërinë tonë multikulturore”, thonë nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit.

    Bisera Kostadinovska-Stojçevska deri tek shërbimet për Mbikëqyrje inspektuese pranë Ministrisë së Kulturës bëri ankesë për shkak se konsideron se është shkelur ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase.

    “Kjo nuk është goditje ndaj shqiptarëve apo gjuhës shqipe, por mosrespektim i ligjeve. Ai si Kryetar i Kuvendit të RMV-së ku jemi 120 deputetë nuk mund të jetë i gatshëm ta drejtojë kuvendin e RMV-së nëse në 5 minutat e para nuk i respekton ligjet që duhet ta mbizotërojnë atë Kuvend dhe nuk respektohet një prej ligjeve të fundit që e sollëm, që është ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase”, tha Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre e Kulturës dhe deputete e LSDM-së./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Të shtunën rreth 15.000 nxënës do të futen në provimin e parë të maturës shtetërore

    Lajmi i rradhës

    Gjykata Kushtetuese nuk arriti të zgjedh kryetarin e ri, nesër sërish seancë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë