Kabineti qeveritar drejt kompletimit, VLEN me nëntë zëvendësministra

    Qeveria i propozoi Kuvendit edhe emrat e zv.ministrave me çka njoftojnë se kompletohet kabineti qeveritar. VLEN-n ka marrë nëntë zv.ministra nga të cilët në Mbrojtje, Ministri të Brendshme, Marrëdhënie mes bashkësive, Bujqësi, Arsim, Vetëqeverisje Lokale, Sport, Transport dhe Kulturë. Dhjetë zv.ministrat e tjerë janë nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM. Nuk dihet akoma kur do të jetë seanca parlamentare për votimin e tyre.

         Zëvendësministrat e propozuar

    • Zv. ministër për Mbrojtje – Elfete Ismaili
    • Zv. ministër në MPB – Astrit Iseni
    • Zv. ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive – Nexhdet Mustafa
    • Zv. ministër për Bujqësi – Flakron Bexheti
    • Zv. ministër për Arsim – Lulzim Aliu
    • Zv. ministër për Vetëqeverisje Lokale – Erxhan Selimi
    • Zv. ministre për Sport – Safije Sadiki Shaini
    • Zv. ministre për Transport – Kaltrina Zekolli
    • Zv. ministër për Kulturë: Sedat Sulejmani
    • Zv. ministër për Drejtësi – Alen Dereban
    • Zv. ministër për Punë të Jashtme – Zoran Dimitrovski
    • Zv. ministre për Çështje Evropiane – Viktorija Trajkov
    • Zv. ministër për Financa- Nikollçe Jankullovski
    • Zv. ministër për Ekonoimi – Marjan Ristevski
    • Zv. ministër për Energjetikë – Mirosllav Llabudoviq
    • Zv. ministër për Shëndetësi – Jovica Andovski
    • Zv. ministër për Politikë Sociale – Gjoko Vellkovski
    • Zv. ministër për Administratë – Llaze Jaqimovski
    • Zv. ministre për Ekologji – Ane Llashkoska

    Përveç zv.ministrave, Qeveria një ditë më parë zgjodhi edhe disa nga drejtorët e propozuar nga VLEN.

    Fejsal Beadini do të jetë ushtrues detyre drejtor në Byronë për vlerësim, Sedad Rushani do të jetë ushtues detyre drejtor në Byronë për metrologji, Shaban Alajbegu do të jetë ushtues detyre drejtor në Inspektoratin e arsimit, Haqim Ramadani ushtrues detyre drejtor në Inspektoratin për vetëqeverisje lokale, Suhejl Rexhepi ushtrues detyre drejtor në Inspektoratin për urbanizëm ndërtimor, Mesud Jakupi në Agjencinë për për Mallëra Rezervë, Xheladin Xheladini në Burgun e Tetovës, Selatin Beluli në Agjencinë për punësim, Eljesa Neziri në Entin për prona industriale dhe Granit Osmani në Agjencinë ëpr zbatimin e gjuhës.

    Drejtorët e rinj të emëruar nga Qeveria

    • Fejsal Beadini – ushtrues detyre drejtor në Byronë për vlerësim,
    • Sedad Rushani – ushtrues detyre drejtor në Byronë për metrologji,
    • Shaban Alajbegu – ushtrues detyre drejtor në Inspektoratin e arsimit,
    • Haqim Ramadani – ushtrues detyre drejtor në Inspektoratin për vetëqeverisje lokale,
    • Suhejl Rexhepi – ushtrues detyre drejtor në Inspektoratin për urbanizëm ndërtimor,
    • Mesud Jakupi – ushtrues detyre drejtor në Agjencinë për Rezervë Mallrash,
    • Xheladin Xheladini – ushtrues detyre drejtor në Burgun e Tetovës,
    • Selatin Beluli – ushtrues detyre drejtor në Agjencinë për punësim,
    • Eljesa Neziri – ushtrues detyre drejtor në Entin për prona industriale dhe
    • Granit Osmani – ushtrues detyre drejtor në Agjencinë për zbatimin e gjuhës.

    Në periudhën e ardhshme priten dhe emërime të drejtorëve dhe zv.drejtorëve të tjerë nga ana e qeverisë.

    Lajmi Paraprak

    Messi është lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit, por ky është trofeu i vetëm që ai dështoi për ta fituar

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në RMV kërkojnë që orari i punës në administratë të reduktohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë