Kaevski dënon vendimin e VMRO-DPMNE-së për bllokim të Kuvendit

    Kujtojmë se deputetët marrin rroga nga qytetarët dhe atë pagë duhet ta meritojnë dhe të mos bëjnë dëm, tha sot mes tjerash deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski pas paralajmërimeve të VMRO-DPMNE-së për bllokim të Kuvendit. Kaevski dënon vendimin e VMRO-DPMNE-së, pasi sipas tij vendi gjendet në krizë energjetike dhe ekonomike dhe se si rrjedhojë Kuvendi duhet të ofrojë zgjidhje efikase për qytetarët.

    “Në mes të krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, kur Kuvendi duhet të sjellë zgjidhje efektive për qytetarët, VMRO-DPMNE paralajmëron bllokada të reja. Rruga e zgjedhur nga VMRO-DPMNE me urdhër të Nikolla Gruevskit është e gabuar dhe nuk do të thotë dëm për LSDM-në, Qeverinë apo shumicën, por dëm të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe shtetin”, tha Kaevski. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    “Maqedonia e Veriut është në të gjitha iniciativat rajonale për të siguruar furnizim me gaz”

    Lajmi i rradhës

    Çekia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme për Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë