Karakaçanov: Borisov ndjek rrugë të gabuar në kontestin RMV – Bullgari

    Ish-zëvendës kryeministri, Krasimir Karakaçanov në televizionin bTV ka sulmuar ish-kryeministrin Bojko Borisov duke thënë se ai ndjek drejtim të gabuar në çështjen me Maqedoninë, përcjell Nistori.

    Ai kritikoi Borisov për përpjekjen për të zhvendosur problemin e bllokadës së Maqedonisë mbi qeverinë aktuale.

    “Nuk më pëlqen që Borisov përpiqet të zhvendos problemin me politikën ndaj Maqedonisë së Veriut te qeveria e përkohshme. Dje ishim së bashku në qeveri dhe kishim një pozicion të fortë dhe tani ai po përpiqet të kalojë topin me fjalët: qeveria mund, por nuk dëshiron. Nuk duhet të jetë kështu”, tha udhëheqësi i VMRO-BND.

    Ai gjithashtu fajësoi Borisov për bisedat për “dy popuj” dhe “dy kombe” – megjithëse vetë Zaev flet për një komb. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Muze për një pjesë të ndjeshme të historisë kur gjermanët ishin refugjatë

    Lajmi i rradhës

    100 $ një pako kafe, çfarë po ndodh në Korenë e Veriut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë