KARNAVALET ILIRE TË TETOVËS NËPËRMJET FOTOGRAFIVE (FOTO)

    Karnaval ilir në Tetovë / Fotografia: Suhejl Suki Jonuzi

    Ditë më parë në Tetovë u organizuan karnavalet Ilire. Ngjarja cilësohet si një traditë e vjetër ku paralajmërohet ardhja e pranverës edhe largimi i dimrit. Zakonisht organizohet në prag të stinës së Pranverës, gjatë të cilave njerëzit dalin nëpër rrugë e hedhin valle me maska, të veshur me rroba jo të zakonshme. Në këtë ngjarje morën pjesë banorët e malësisë së Tetovës, të fshatit Veshallë edhe Bozovcë, nxënës, por edhe shoqëri të ndryshme kulturo artistike.

    Karnavalet janë një periudhë festive e vendeve me popullsi të krishterë në përgjithësi, dhe katolike romake në veçanti, para periudhës së Krezhmeve. Në viset shqiptare festimi i karnavaleve ka qenë përgjithësisht fenomen urban, i ndjekur në qytete me popullsi të krishterë si në Korçë,[1] PërmetShkodër, por edhe në rrethin e Gjirokastrës në fshatrat e Zagorisë. Deri më 1926 bëheshin natën. Në Përmet njihen si llazore, ndërsa tek popullata myslimane është ndjekur diçka e ngjashme e njohur si teferiç. Nistori sjell disa fotografi të veçanta gjatë karnavalit. Fotografitë janë realizuar nga Suhejl Suki Jonuzi, shkruan Nistori.

    Lajmi Paraprak

    KOD: Deklaratat e Grubit dhe Kovaçevskit nuk përputhen me faktet

    Lajmi i rradhës

    Njësiti “Tigrat” vazhdon të mbetet pa asnjë shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë