Kasami akuzon BDI-në dhe ASh-në për ftesën që iu bë nga gjykata e Tetovës

    Kreu i Besës Bilall Kasami është i bindur që edhe ftesa ndaj tij për t’u paraqitur në gjykatë për ngjarjet që karakterizuan vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dy javë më parë, është e orkestruara nga partitë shqiptare në pushteti. Kasami thotë se presionet nuk do ta frikësojnë.

    “Ftesa edhe ndaj meje edhe ndaj kryetarit të Çairit është bërë me kërkesë të dhe dirigjim të tyre. ata po mundohen që t’i shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat që u ofron pushteti për të frikësuar qytetarët përmes frikësimit që jua bëjnë kryetarëve të dy komunave kryesore të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut por edhe një herë po e përsëris që ka kaluar koha e krizës dhe tani më qytetarët janë të përcaktuar që pas njëzet viteve të një pushteti të dështuar të BDI-së të bëjnë ndryshime”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

    A jeni paraqitur në polici?

    • Jo, s’kam kohë të paraqitem.

    A druheni se mund t’ju arrestojnë?

    • Ato e dinë ku jam. Le të bëjnë çfarë të duan.” /Alsat/
    Lajmi Paraprak

    Gjykata në Kosovë liron Alil Demirin, i dënuar në rastin ‘Monstra’ në Maqedoni të Veriut

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE nuk e ndryshon qëndrimin edhe pas takimit me Eskobarin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë