Kasami: nuk ka asnjë pengesë ligjore që komunat ta financojnë Akademinë Shqiptare

    Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që komunat të financojnë Akademinë Shqiptare për Art dhe Shkencë. I pyetur se kur do të shpërndahen mjetet për këtë institucion, Kasami tha se ky financim do të parashihet në buxhetin e komunave për vitin 2025.

    “Është çështje e qartë edhe në bazë të ligjit edhe në bazë të përcaktimit të katër kryetarëve të komunave të cilët u zotuan se në periudhën e ardhshme do të përkrahin këtë inciativës fisnike. Patjetër , kjo në bazë të kalendarit apo dinamikës së miratimit të buxhetit për vitin 2025, do të futet edhe kjo si pikë”, shtoi Kasami.

    Kasami foli edhe për ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se ata janë të patjetërsueshme për të vazhduar procesin e integrimit të vendit në BE.

    Lajmi Paraprak

    Deputeti Pavle Arsoski kishte blerë armë sa vlera e një çokollate!

    Lajmi i rradhës

    “E Majta” ngriti kallëzim penal ndaj Afrim Gashit, shkak bllokimi i ligjit për “branitellat”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë