Kastriot Rexhepi flet nëse ka qenë i rrëmbyer, mos votimin për rrëzimin e qeverisë dhe arsyet pse nuk ishte në kuvend (Video)

    Deputeti tashmë i përjashtuar nga Lëvizja Besa, para medias është përgjigjur për opinionin publik në lidhje me gjithçka rreth, gjegjësisht nëse është rrëmbyer, siç pretendon opozita apo arsyet pse nuk u shfaq para opinionit këto ditë kur duhej të votonte për rrëzimin e qeverisë, shkruan Nistori.

    Arsyet pse ai nuk ka qenë i pranishëm në kuvend në ditën kur duhej të votonte për rrëzimin e qeverisë ishin pse ai nuk ka dashur të përballet me presionet nga më të ndryshmet dhe ato verbalet. Ai thotë se zgjodhi që vendi të ecë në rrugëtimin euroatlantik. Rexhepi ka mohuar se ka qenë i rrëmbyer apo ndonjë formë tjetër e presionit, por e gjithë kjo vjen nga vullneti i tij pse u strehua.

    Kastrioti tha se nuk ka vlerë më të madhe se ta dërgosh vendin në rrugën drejt BE-së, me qëllim që vendi të mos shkojë prapa. Ai shtoi se do të kishte presion ndaj tij nëse do të ishte në sallë. Rezultati, sipas tij, do të ishte i njëjtë, por do të kishte sulme ndaj deputetit.

    “Nuk kam qenë i kidnapuar e as i shitur. Nuk duhet të më dhurohen para për në NATO dhe BE. Kur ata të thonë se RMV e ka rastin e papërsëritshëm për të filluar rrugën për euro-integrimet, zemra më tha se duhet të veprojë në dobi të ardhmërisë. Besoj se ditët e ardhshme do të veprojë arsyeja dhe besoj se do të ketë ura, për problemet e përditshme të qytetarëve, siç janë pandemia, kriza energjetike dhe sigurisht rruga për në BE”, tha ndër të tjera deputeti Rexhepi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale

    Lajmi i rradhës

    Thënie të nobelistit Andre Gide

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë