Katër vite burg për Kostovskin dhe Panevskin për rastin “Dhoma Publike”

    Gjykata Penale e Shkupit dënoi sot me 4 vjet burg krijuesin dhe administratorin e Dhomës Publike të Telegramit, Darko Kostovski dhe Mihail Panevski.

    Gjykata i shpalli ata fajtorë për veprën e prodhimit dhe shpërndarjes së pornografisë për fëmijë.

    Në aktakuzë thuhet: Në periudhën prej datës 19.12.2019 deri më 28.01.2020, dy të pandehurit, si themelues dhe moderator të grupit “Dhoma Publike” në rrjetin social Telegram, janë detyruar të kujdesen për përmbajtjen e tekstit dhe përmbajtje audio-vizuale të cilat ndahen nga anëtarët e grupit.

    Por ata qëllimisht e lejuan grupin të vinte në dispozicion përmbajtje – material audio-vizual që tregon akte të dukshme seksuale me një fëmijë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Paga mesatare bruto në Shqipëri rritet për 8.4 për qind, kap vlerën 475 euro

    Lajmi i rradhës

    Ky është sezoni i fundit i Neymar në PSG

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë