KE: Vendimi për propozimin e rishikuar francez është një vendim sovran i RMV-së

    Komisioni Evropian, përmes zëdhënëses për zgjerim, tha se procesi në Maqedoninë e Veriut për propozimin e kornizës negociuese të presidencës franceze është duke u ndjekur.

    Në pyetjen e gazetarëve në konferencën e rregullt për shtyp në Komisionin Evropian për propozimin francez dhe procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, zëdhënësja për zgjerim, Ana Pisonero tha se në vend janë duke u zhvilluar konsultime.

    “Pas dërgimit të propozimit të rishikuar francez, e patë se kryeministri Kovaçevski shpalli një proces të gjerë konsultimi me të gjitha palët relevante, ky proces është në vazhdim e sipër dhe sigurisht që vendimi për këtë propozim të rishikuar është vendim sovran i Maqedonisë së Veriut, ne po e ndjekim me vëmendje ngjarjet dhe debatet që po zhvillohen”, tha Pisonero.

    I pyetur për përmbajtjen e kornizës së negociatave dhe përfshirjen e çështjeve dypalëshe me Bullgarinë në propozim, Pisonero i drejtoi gazetarët në ueb faqen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku janë publikuar dokumentet, por nuk komentoi. 

    Lajmi Paraprak

    Pesë “opsionet” e Putinit në luftën në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Virozat dhe ftohjet e verës – Kurat natyrale të trajtimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë