KEQPËRDORIMI I VETURAVE ZYRTARE | Osmani mohon pohimet e Antikorrupsionit

    Përkundër pretendimeve të Komisionit Kundër Korrupsionit se makinat e MPJ-së, janë përdorur për qëllime partiake, shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, e mohon. Nga antikorrupsioni i bazuan qëndrimet e tyre në një raport të revizionit të brendshëm të Ministrisë, sipas të cilit u konstatua se gjatë periudhës zgjedhore Ministria e Punëve të Jashtme kishte 15 automjete të veta dhe dy të marra hua nga Agjencia e Inteligjencës, por nuk ishin mbajtur evidencë për to, dhe nuk mund të vërtetohet se sa karburant kanë harxhuar. Mirëpo, versioni i Osmanit është i kundërt.

    “Në rastin tonë, në MPJ nuk ka një raport të tillë siç është komentuar në opinion, në të cilin një revizor i brendshëm deklaron, përkundrazi, revizori i brendshëm thotë se në krahasim me të kaluarën ka rregull. Nuk ka raport të tillë, ndoshta është një keqinterpretim”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

    Ai iu përgjigj edhe kritikave të kryetares së Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, se ka udhëtuar dhe mbajtur aktivitete partiake gjatë orarit të punës, në periudhë parazgjedhore.

    “Gjatë fushatës kam qenë në një konferencë për media partiake gjatë orarit të punës. Pra, një politikan ka qenë në një konferencë për shtyp të partisë gjatë orarit të punës… përgjigjja ime ishte “edhe unë kam të drejtën e pauzës si çdo qytetar”. Ndoshta e kam përdorur atë pauzë”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

    Komisioni Kundër Korrupsionit paraprakisht tha se do të kërkonte nga zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska iniciativë për llogaridhënie për Osmanin. Për momentin nuk ka përgjigje nëse do të ketë një nismë të tillë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    RMV / Mos-vaksinimi kundër fruthit, rrezikon shëndetin e fëmijëve

    Lajmi i rradhës

    Reformat në drejtësi veç 20 për qind të realizuara!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë