Kërçova drejt garës me tre kandidatë shqiptarë!

    Ka shumë gjasa që në këto zgjedhje lokale për Kërçovën të garojnë tre kandidatë shqiptar. Bilalla Kasami nga koalicioni VLEN bëri të ditur se do të ketë kandidat por nuk saktësoi se kush do të jetë.

    “Janë në opsion disa kandidatë që ne si VLEN do t’i shohim edhe në konsultim me qytetarët, me strukturat e gjithë partive politike, me sektorin civil, intelektual dhe me faktorë tjerë të rëndësishëm të shoqërisë dhe për disa nga komunat mund të konsultojmë edhe agjenci të cilat matin opinionin publik se cili kandidat potencial do te jetë më i mirë dhe më i pranueshëm për qytetarët”, tha Bilall kasami, kryetar i L. Besa/VLEN.

    Ai që tashmë e ka zyrtarizuar kandidaturën për Kërçovën është Shkodran Alili si i pavarur. Ai ka bërë thirrje që kësaj here partitë të hapin rrugë për rininë.

    “Besoj se është e frytshme që të bëhet një rotacion politik t’i hapet krahu rinisë, të motivojnë rinin, ta mbështesin rininë dhe është koha që siç ne e kemi mbështetur në çdo cikël zgjedhor, në çdo është të tij se ku do të jetë dhe si donte udhëheqë dhe është koha që hapësira t’i jepet rinisë që te tregojmë sa dimë dhe çfarë mundemi të ndërtojmë”, pohoi Shkodran Alili, Kandidat i pavarur për komunën e Kërçovës.

    Kandidatin e saj për Kërçovën, që e ka bastion, me shumë gjasa do të ketë edhe BDI, por ende nuk dihet se kë. Kryetari aktual nga radhët e integristëve Famir Dehari është i gatshëm për mandat të katërt, po pret që për këtë fjalën e fundit ta thotë partia. Në terren, ai tashmë ka nisur takimet me mërgimtarët.

    “Jo nuk ka akoma kandidat BDI-ja sepse BDI-ja gjithmonë kandidatët i ka nxjerrë mbi bazë te parimit të sondazheve dhe hulumtimeve të kandidatit që mbështet më shumë nga qytetarët.

    -Ju a do te kandidoheni apo jo, ju personalisht ju jo çfarë thonë sondazhet?

    “Kandidatura ime varet nga sondazhet dhe shumica e qytetarëve, nëse qytetarët më mbështesin në kandidimin e radhës në zgjedhjet e tetorit të këtij viti atëherë Fatmiri do të qëndrojë në ballë”, tha Fatmir Dehari- kryetar i komunës së Kërçovës.

    Nga blloku maqedonas ende nuk kanë dalë me qëndrim për kandidatët. Pritet që periudhën në vijim VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja të dalin me emra për Kërçovën. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Si të ndaloni së ngrëni kur mërziteni?

    Lajmi i rradhës

    Kohë e humbur apo e shfrytëzuar? “Të mos lejojmë teknologjinë të na marrë fëmijët” (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë