“Kërkojmë të dënohet në mënyrë maksimale” / Banorët e Debreshit protestuan pas vrasjes që ndodhi në fshat

    Sot në fshatin Debresht të Gostivarit u mbajt marsh protestues pas vrasjes së 23 korrikut. Familja e viktimës, Resul Kahrimani, kërkojnë drejtësi nga autoritetet, ndërkaq fshatarët në turmë, thanë se do të shqyrtojnë kërkesën që të dyshuarit për kryerjen e veprës, të shpërngulen nga fshati, përcjell TV21.

    “Ju lutem, të tregojmë se ne jemi njerëz, ne jemi njerëz me shpirt, e jo kafshë. Ne kërkojmë si familje të dënohet në mënyrën maksimale, organet e drejtësisë e dinë më së miri”, tha njëri nga familjarët, ndërsa pas tij, turma kërkonte shpërnguljen nga fshati Debresh i të dyshuarve për veprën.

    Në lidhje me këtë vrasje u arrestua 28 vjeçari B.V., 31 vjeçari J.V. dhe 32 vjeçari L.V. Ata ndodheshin në automjetin “Volvo” me targa të Zvicrës.

    Lajmi Paraprak

    2/3 e qytetarëve në RMV nuk kanë guxim as ta mendojnë blerjen e një makine të re

    Lajmi i rradhës

    RAPORTI I DASh, KLIMA E BIZNESIT | Shqetësime për korrupsionin në RMV!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë