Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e quan nënçmuese dhe konflikt-nxitëse gjuhën e Vuçiqit ndaj Kurtit

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka thënë se është duke ndjekur me shqetësim të madh deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas emërimit të Nenad Rashiqit – ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

    Deklarata të tilla sipas këtij Këshilli janë nxitje për konflikt, gjuhë nënçmuese si dhe dëmtojnë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    “Deklarata të tilla, që të kujtojnë fjalorin e urrejtjes dhe nxitjes së luftës së regjimit të Millosheviqit kundër shqiptarëve, dëmtojnë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe rrjedhimisht paqen dhe sigurinë në rajon”, thuhet në reagimin e tyre.

    Tutje, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka thënë se mbështet veprimet e Qeverisë së Kosovës për stabilizimin e situatës dhe përkushtimin e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-së.

    “Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar perëndimor që të shtojë përpjekjet për të arritur sa më shpejt normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të mos tolerojë veprimet destabilizuese të Vuçiqit, i cili tashmë e ka bërë të qartë se nuk ka hequr dorë nga orientimi pro-rus, me emërimin në krye të Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA) të shovinistit dhe antishqiptarit famëkeq, Aleksandar Vulin”.

    Ndryshe, Vuçiq e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “llum terrorist”, dhe ka paralajmëruar se Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin që organizohet më 6 dhjetor në Tiranë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e bllokut evropian.

    Lajmi Paraprak

    Heusgen: “Rusia po luan lojëra kudo”

    Lajmi i rradhës

    Krim prestigjoz në ‘Prestige Resort’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë