Duke folur për përbërjen e Këshillit të Sigurisë, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova tha se tashmë ka dy emrat e dy prej tre anëtarëve të këtij institucioni
Siljanovska thotë se anëtari i tretë në përbërjen e Këshillit të Sigurisë sipas saj duhet të jetë ekspert i globalizimit, që për presidenten tashmë nuk paraqet vetëm amerikanizëm. Komandantja supreme e vendit thotë se bota është multipolare.
“Unë tashmë kam dy anëtarë nga tre në Këshillin e Sigurisë. Dy, pse, mendova se është mirë që njëri të jetë njeri që nuk ka asgjë me politikën dhe me partitë, që është ekspert për ndryshime klimatike, për mbrojtje klimatike, dhe ai tashmë është pajtuar. Tjetri desha që të jetë ekspert për eurointegrime, sepse gjithçka që bëjmë është e lidhur me kthimin tonë pas në Europë, ku e kemi vendin. Dhe i treti mendova se duhet të jetë dikush që është ekspert për globalizimin, që më nuk është vetëm, të them amerikanizim, por është botë multipolare, e shohim se po ballafaqohemi edhe me luftë”, deklaroi presidentja Siljanovska.