Kina i kundërpërgjigjet ShBA-së me tarifë prej 125 për qind

    Kina njoftoi të premten se e ka rritur tarifën ndaj mallrave amerikane nga 84 për qind në 125 për qind, duke iu kundërpërgjigjur presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ditë më parë e rriti tarifën ndaj mallrave kineze në 145 për qind.

    Tarifa e re e Pekinit për mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara do të hyjë në fuqi të shtunën.

    Kina kishte paralajmëruar se do t’i luftonte tarifat amerikane me kundërmasa, duke i cilësuar veprimet e Trumpit si “bullizëm ekonomik”.

    Javën e kaluar, Pekini pezulloi importet e sorgumit dhe shpendëve nga disa kompani amerikane, vendosi më shumë kontrolle eksporti mbi mineralet e rralla, të cilat janë thelbësore për teknologji të ndryshme, dhe vendosi disa dhjetëra kompani amerikane në lista që ua ndalojnë kompanive kineze t’u shesin atyre mallra për përdorim të dyfishtë.

    Duke pasur parasysh madhësinë e dy ekonomive, ekspertët kanë frikë se do të ketë trazirë ekonomike globale.

    Kreu i OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala, tha më herët këtë javë se lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës “mund ta dëmtojë rëndë perspektivën ekonomike globale”. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Ohri nën UNESCO, “Gorica” nën ekskavatorët e “Develop Group”

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët protestojnë në Prishtinë kundër vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë