“Kjo nuk kalon”, reagon BDI për rastin e Kreshnik Bekteshit i cili dyshohet për “pengim të drejtësisë”

    Për kallëzimin penal ndaj ish-ministri të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ku ai dyshohet për “pengim të drejtësisë”, vepër që dyshohet se e ka kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare, kanë reaguar bashkëpartiakët e tij, Artan Grubi dhe Arbër Ademi, duke e cilësuar si përndjekje politike.

    “Kërcënimet dhe përndjekja politike nga partitë qeverisë dhe institucionet monoetnike shtetërore janë vazhdimësi e strategjisë dhe përpjekjeve për ta shkatëruar përfaqësimin e fuqishëm dhe legjitim politik shqiptar dhe për ta zëvendësuar me puthadorë servil që aminojnë monoetnicitetin shtetëror në këmbim të lejës për të zhvilluar lojëra politike mahallash. Njëkohësisht ju shërben për të mbuluar 300 skandalet në 30 ditët e para që na kthyen 30 vjet mbrapa me paaftësinë dhe paditurinë masive për ta drejtuar shtetin”, shkroi Grubi.

    “Përndjekje klasike politike! Por, ta dini, kjo NUK KALON! Shpifjet, kërcënimet, shantazhet janë 0 për Kreshnikun dhe të gjithë ne. Turpin, skandalet dhe vazalitetin, shkeljen e vullnetit të votuesit shqiptar të shoqëruar me dështime të përditshme e të gërditshme nuk mund t’i mbuloni me përndjekje politike për gjoja ekzistimin e ndonjë vepre zgjedhore, ku humbja për ju ka qenë e madhe, shumë e madhe. Ta dini se do të na keni përballë, me guxim dhe këmbngulje në misionin tonë fisnik për të mbrojtur dinjitetit e votuesit shqiptar”, ka shkruar Ademi.

    Lajmi Paraprak

    Kallëzim penal ndaj ish-ministrit Kreshnik Bekteshi, dyshohet për “pengim të drejtësisë”

    Lajmi i rradhës

    VLEN me nismë për krijimin e AShASh, akademiku Fiti e quan ide absurde!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë