Kociq: VMRO-DPMNE-ja po tallet me Kuvendin

    Për deputetin e LSDM-së, Nenad Kociq, vendimi për bllokimin e Kuvendit nga VMRO-DPMNE-ja opozitare është tallje me organin ligjvënës që ka filluar të ndodhë dy vite më parë. Në emisionin “Rruga Drejtë” në Alsat, duke folur për bllokimin e Kuvendit, Kociq deklaroi:

    “Bllokada e Kuvendit të Maqedonisë zgjat dy vjet. Prej dy vitesh punojmë në kushtet të pandemisë në shkallë globale dhe të cilën opozita u përpoq ta shfrytëzonte maksimalisht për të bllokuar punën e Kuvendit. Unë do të thosha se ajo që filloi të ndodhë dje është tallje me Kuvendin ose, më konkretisht, dhunim i demokracisë në Maqedoni”, tha Kociq. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Luftë me trollët rusë: Në Lituani “ushtria e xhuxhëve” lufton kundër propagandës ruse

    Lajmi i rradhës

    Polemikë e ashpër ndërmjet Ademit dhe Snopçes | Bllokuesi kryesor i Kuvendit është kryeparlamentari Talat Xhaferi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë