Kokat e qeverisë e pranojnë se policia ka bërë gabim kur Grubi po kalonte kufirin

    Daily Click në TV21, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se ka pasur lëshime nga policia dhe dogana gjatë largimit të Artan Grubit nga Maqedonia e Veriut, përcjell Nistori.

    “Mendoj që ka qenë vetëm i dyshimtë, dhe ka pasur një lëshim nga polici doganor, pa qëllim të keq. Pasi ka kaluar, e ka futur në sistem dhe aty është ndezur alarmi që kërkohet të ndalet për informim të mëtutjeshëm”, tha Mexhiti.

    TV21: Mendoni se kjo ishte një ikje nga drejtësia, sepse kishte një status në Facebook z. Grubi se ka shkuar për qëllime familjare dhe se do të kthehet së shpejti, se është i pastër si loti

    -I pash ato statuse, por ende është jashtë, është larg drejtësisë.

    TV21: Po thoni që ka ikur?

    -Sido që të jetë, nuk mund t’i iket asaj, do të vijë dita që do të duhet të ballafaqohet me drejtësinë.

    TV21:Vetëm pasi e lëshoi Maqedoninë u bë i kërkuar, dmth po ndodh sikur me Gruevskin…

    -E keni parasysh se është qeveri e re, jo mirë e etabluar deri në fund. Kanë njerëzit e tyre në polici, në gjyqësi, në Prokurori. Të cilët në momente janë në bashkëpunim me krimin.

    Duke folur në lidhje me largimin e Grubit nga vendi, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ditë më parë tha se policia kufitare ka bërë lëshime gjatë ditës së kontrollit që është dashur të bëhet ndaj Grubit.

    “Janë bërë lëshime nga ana e disa zyrtarëve të policisë në suaza të policisë kufitare, gjatë ditës së djeshme në orët e mëngjesit. Për të njëjtit, ka hetim të detajuar për momentin. Personalisht mendoj që atje nuk është vepruar sipas rregullave dhe procedurave të MPB-së dhe vlerësoj se është bërë gabim i madh në punën gjatë kontrollit të obligueshëm që është dashur të bëhet gjatë daljes nga Maqedonia drejt Kosovës të personave të caktuar”, deklaroi Toshkovski.

    Toshkovski i bëri thirrje publike ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, që të kthehet në Maqedoni. /Nistori/ 

    Lajmi Paraprak

    Politika nuk i njeh më shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    Korrupsioni më së shumti e prek sektorin e urbanizmit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë