“Kolla e keqe”, shkon në 34 numri i të prekurve

    Ka shkuar në 34 numri i rasteve me kollën e keqe. Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se pas shpalljes së epidemisë, po e ndjekin situatën nga afër.

    “Qendra për Shëndet Publik ka shpallur epidemi të Kollit të keq ose pertusis me 08.02.2024 dhe vazhdojmë t’i ndjekim rastet çdo ditë dhe deri tani kemi 30 raste. Janë të njoftuara të gjitha institucionet për të cilat ne kishim detyrim t’i njoftojmë”, njoftojnë nga Qendra Për Shëndet Publik.

    Shpallja e epidemisë në Shkup ka detyruar çerdhet që të mos pranojnë fëmijë që nuk janë të vaksinuar tërësisht. Nga Ministria e Punës dhe Politikës sociale thonë se edhe ashtu fëmijët që regjistrohen në çerdhe duhet të jenë të vaksinuar.

    “Gjithashtu gjatë regjistrimit të fëmijëve në mënyrë obligative në pajtueshmëri me rregulloren për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e udhëheqjes së dokumentacionit pedagogjik dhe evidencën në çerdhen e fëmijëve dhe qendrën për zhvillim të hershëm, në dosjen e fëmijës duhet të ketë të dhëna për gendjen shëndetësore të fëmijës, të verifikuara nga mjeku amë. Të dhënat përmbajnë emër, mbiemër, datën dhe vendin e lindjes së fëmijës, të dhëna për statusin vaksinal dhe vaksinat e pranuara sipas kartonit personal për imunizim”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës sociale.

    Situata me epideminë detyroi prindërit që të bëjnë plotësimin e dokumentacionit për vaksinim, si dhe plotësimin me vaksinat eventuale të lëshuara.

    “Që nga fillimi kur fëmijët bëjnë regjistrimin te ne, kërkojmë që të kenë vaksina të gjithë. Mirëpo këtu kemi një problem tjetër, sepse kemi fëmijë që janë prej në muajin e nëntë në çerdhe, tash ndoshta është katërvjeçarë dhe ne e kemi dosjen e njejtë të fëmijës, ai ndoshta e ka pranuar vetëm një dozë të vaksinës, ose i ka pranuar edhe dy tri tjerat, mirëpo ne nuk kemi pas dokument, nuk I kemi kërku realisht prej prindërve. Tash këtë që e pamë nëpër media… kemi kërkuar prej prindërve që të sjellin dokumentin e vaksinave”, deklaroi Gzime Bakiu, Drejtoreshë e Çerdhes Fidani.

    Pas shpalljes së epidemisë, pikat e vaksinimit punojnë me dy ndërrime, në mënyrë shtesë punojnë edhe të shtunën prej në orën 8 deri në orën 14. Nga pika e vaksinimit “Bukuresht” njoftuan se është trefishuar numri I të interesuarve për vaksinim, ku numri më I madh I tyre janë fëmijë që nuk I kanë pranuar dozat e vaksinave në kohë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

    Lajmi i rradhës

    Pse është e vështirë të bëhesh me shtëpi ose apartament në Gjermani?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë