Komandantët afganë fërkojnë duart para largimit të amerikanëve (Video)

    Teksa trupat afgane po zmbrapsen dhe së shpejti do ta humbin edhe mbështetjen vitale ajrore amerikane, komandantët talibanë po flasin me entuziazëm për marrjen e shpejtë në kontroll të vendit, dhe për zbatimin e vizionit të tyre për shtet islamik, përcjell Radio Evropa e Lirë.

    “Ne i kemi mposhtur amerikanët. Qeveria afgane është administratë skllave. Kur të largohen amerikanët, qeveria nuk do të mbijetojë as pesë ditë”, shprehet njëri prej komandantëve taliban.

    “Dashtë Zoti, në Afganistan do të vendoset një regjim islamik dhe i bazuar në sheriat, tani që ata janë mposhtur dhe po largohen”, deklaron Mulla Misbah, komandant i talibanëve në Gazni.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdohet afati për subvencionet bujqësore

    Lajmi i rradhës

    Kush janë njerëzit më të izoluar në botë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë