Komuna e Tetovës formon komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga dy përmbytjet e fundit

    Komuna e Tetovës e ka formuar sot komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga dy përmbytjet e fundit të këtij viti. Komisioni nga e premtja fillimisht duhet të bëj klasifikimin e amvisërive dhe dyqaneve në bazë të dëmeve që kanë pësuar dhe më pastaj të bëj pagesën e pjesshme. Ky komision gjithashtu do të përsërisë kërkesën në Qeveri për të ndihmuan komunën për dëmshpërblimin e banorëve. Kasami tha se komuna ka përgatitur plan për mbrojtje nga përmbytjet. Rreth 183 shtëpi dhe dyqane nga përmbytjet e majit dhe 45 objekte nga përmbytjet e fundit në Tetovë pësuan dëme të mëdha. Ata akoma janë në pritje të kompensimit të dëmit.

    “Sot në këshill kaloi edhe komisioni dhe i njëjti do vlerësoj edhe një herë dëmet dhe ky komision sërish do i drejtohet komisionit Qeverisë, por nëse nuk do kemi mirëkuptim të qeverisë edhe këtë herë, atëherë në mbledhjen e radhës së këshillit, do e kalojmë edhe vendimin e komunës që pjesërisht të mund të mbulojmë dëmet sepse jemi të vetëdijshëm se komuna nuk ka kapacitet financiar të mbulojë gjitha dëmet e shkaktuara”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë nënkupton mobilizimi i pjesshëm për makinerinë ushtarake ruse?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë