Komuna e Tetovës prej sot zbaton rregulloren e re për rrugët njëkahëshe

    Prej sot në disa rrugë në Tetovë vendoset qarkullim njëdrejtimësh, informuan nga komuna. Ky vendim u votua edhe në seancën e Këshillit të Komunës së Tetovës.

    Nga Komuna njoftojnë gjithashtu se përmes këtij vendimi do të bëhet përpjekje për të përmirësuar kushtet e qarkullimit në komunikacion.
    “Në disa rrugë të qytetit Sektori për Veprimtari Komunale ka filluar me vendosjen e shenjave të komunikacionit për të rregulluar rrugët njëdrejtimëshe”, thonë nga Komuna e Tetovës.

    Rrugët të cilët do të jenë njëdrejtimëshe janë:

    • “Probishtipska”,
    • “Nikolla Tesla”,
    • “Ljubo Bozinovski – Pish”
    • Rruga prej te “Eski Xhamia” deri te shkolla “Bratstvo – Migjeni”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi premton se do të sigurohet cilësi më e madhe e derivateve të naftës

    Lajmi i rradhës

    Dimitrov i reagon Mariçiqit: E pranuat publikisht se keni ndryshuar qasjen dhe strategjinë ndaj Bullgarisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë