Komuna e Tetovës: të largohen automjetet e dëmtuara nga hapësirat publike

    Nga Komuna e Tetovës apelojnë të gjithë pronarët e automjeteve të dëmtuara dhe që janë të parkuara në vende publike t’i largojnë. Nga atje theksojnë se Inspektorati ka lëshuar njoftim për automjetet e dëmtuara në të gjithë qytetin. Shtojnë se në afat prej 3 ditësh duke filluar nga sot nuk i largojnë Inspektorati do ti marrë automjetet.

    “Komuna e Tetovës apelon që pronarët e automjeteve të dëmtuara, të cilat për një kohë të gjatë janë të parkuara në vende publike, duke uzurpuar hapësirën dhe duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve, t’i largojnë sa më shpejt. Inspektorati tashmë ka lëshuar (ngjit) njoftime për automjetet e dëmtuara në të gjithë qytetin. Kërkojmë bashkëpunim në të mirë të të gjithë qytetarëve. Ndryshe, Inspektorati do të vazhdojë me marrjen e automjeteve”, thonë nga Komuna e Tetovës.

    Ndryshe, RMV-ja po shndërrohet në një depo të veturave të vjetra. Vjetërsia e veturave që qarkullojnë në rrugët e Maqedonisë së Veriut është 20 vjet e më shumë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dibra ende pa tualet publik

    Lajmi i rradhës

    Grubi do të ligjërojë gazetari në UT, ndërsa Mariçiqi dhe Shaqiri kërkojnë apanazh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë