Komunat kanë realizuar vetëm 8% të projekteve! Janë shpenzuar vetëm 4 milionë euro për rrugë, ujësjellës, kanalizime

    Komunat kanë realizuar vetëm 8% të projekteve ose kanë shfrytëzuar rreth 4 milionë nga gjithsej 77 milionë eurot e destinuara për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, kanalizimeve dhe infrastrukturës lokale. Edhe pse kemi realizim të dobët nga thirrja e parë, zëvendësministri i financave, NikollçeJankullovski, është optimist. Në Biznes 21, deklaroi se pret që një pjesë e madhe e projekteve të përfundojnë deri në zgjedhje lokale.

    -Nga mjetet e parapara për vitin 2024 rreth 100 milionë, vlerë e projektevepër të cilat pati aplikime dhe u pranuan nga Ministria e vetëqeverisjes lokale ishin në vlerë prej rreth 77 milionë euro. Deri tani janë shfrytëzuar rreth 254 milionë denarë, por nuk na gëzon fakti që…
    -Sa për qind janë të shfrytëzuara nga ato 75 milionë euro?
    -Rreth 8%.

    Thirrja e parë, me të cilën Qeveria planifikoi të shpërndajë 100 milionë euro, u publikua në shtator. U zvogëlua në rreth 75 milionë euro, ndërsa marrëveshjet u nënshkruan në fund të tetorit. Nga 251 marrëveshje të nënshkruara, deri tani janë përfunduar plotësisht vetëm 30 projekte.

    Derisa të finalizohet thirrja e dytë për shpërndarjen e 250 milionë eurove nga kredia hungareze për komunat, Jankullovski siguron se zgjedhjet lokale nuk do të jenë pengesë për përfundimin e projekteve. Ai është i bindur se do të përmirësohet edhe realizimi i shpenzimeve kapitale. Brenda 4 muajve janë realizuar rreth 14% e 768 milionë eurove të parashikuara për projekte kapitale. Ai konfirmon se ekziston opsioni për riorientim përmes rebalancit të buxhetit.

    -Aty ku ka ngecje, duhet dalë para qytetarëve dhe të thuhet pse disa projekte nuk po zhvillohen me ritmin e duhur ose pse kemi riorientuar mjetet për projekte të tjera.
    -Pra, mundësia e riorientimit përmes rebalancit të buxhetit gjithsesi është opsion, si gjithmonë?
    – Po, gjithmonë ekziston, gjithmonë ekziston ky opsion.
    Megjithatë, ju thatë me bindje se të gjitha paratë për investime kapitale do të shpenzohen deri në denarin e fundit…
    – Në ekonomi, realizim 100% është i rrallë, por aty ku lind problem, duhet shpjeguar pse.

    Ministri Perinski sot njoftoi se të gjitha 80 komunat kanë dorëzuar aplikime për thirrjen e dytë për 250 milionë eurot nga kredia hungareze.

    -Ne si Qeveri jemi vërtet shumë të kënaqur nga feedback-u që kemi marrë prej tyre. Edhe vetë shifrat flasin për këtë. Rreth 1.200 projekte – një numër vërtet mbresëlënës, që shumë shpejt do të shohin dritën e diellit.

    Kryeministri Mickoski sot në Kavadar vizitoi një pjesë të projekteve që financohen pikërisht nga kredia hungareze.

    Lajmi Paraprak

    Kur të mëdhenjtë hanë kumbulla, të vegjëlve u mpihen dhëmbët!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë