Kongresi i ASh-së do të mbahet më 24 dhjetor

    U.d. për kryetar të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ditë më parë njoftoi opinionin publik se data e mbajtjes së kongresit për zgjedhjet e kryetarit të partisë do të zhvendoset për më 24 dhjetor dhe jo siç u paralajmërua më herët më 17 dhjetor. Kjo për shkaqe teknike, raporton Nistori.

    “Për shkaqe teknike, kongresin e zhvendosëm prej 17 dhjetor, më 24 dhjetor. Do të mbahet në Pallatin e kulturës në Tetovë, prej ora 12:00. Pallati i Kulturës ishte i zënë më 17 dhjetor, e vendosëm për shtatë ditë më vonë.” – deklaroi Taravari.

    Me 1.865 nënshkrime, u.d. kryetari aktual i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari më 2 dhjetor, dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar partie. Deri më tani, Taravari nuk ka kundër kandidat dhe me gjasë do të garojë i vetëm. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Korridori 8 – pjesë e rrjetit të Korridorit Europian “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor”

    Lajmi i rradhës

    Chollet: Zgjedhjet në veri duhet të shtyhen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë