Kontejnerë të mbushur me mobile e vaska | “Higjiena”: Zgjidhja, shqiptimi i gjobave

    Fotografia: Ilustruese

    Një pjesë e qytetarëve vazhdojnë të mos heqin dorë nga shprehia që mbeturinat t’i hedhin kudo dhe jo në kontejner. Posaçërisht, kontejnerët e ri të mbuluar me kapak thuajse janë boshe ndërsa rreth tyre grumbull mbeturinash. Ndërsa një pjesë e qytetarëve hedh mbeturina kudo, pjesa tjetër kritikon për nivelin e ulët të edukatës.

    “Unë i shoh, e hedh prej në ballkon e jo më në kontejner, i vjen më lehtë, i vjen mërzi të shkojë”

    .“Unë mendoj se ajo është edukatë familjare. Fëmija po edhe i rrituri na mungon kultura”.

    Gjithashtu, edhe mbetjet voluminoze hidhen në sipërfaqe të gjelbra dhe kontejnerë, pavarësisht se kjo është e ndaluar me ligj. Thuajse në çdo komunë paraqitet pamje e njëjtë, kontejnerët mbushen me mbetje ndërtimore, mobile të vjetra, vaskë e shumë gjësende të vjetruara që janë të tepërta në shtëpi.

    “I hedhin mobilet në vende jo të duhura, ndoshta ju mungojnë edhe financat që ta paguajnë një kamion që t’i dërgojnë në vendin e duhur Kultura është nën nivel, krejt varet prej ne, popullatës. Nëse ne nuk punojmë vet, nëse nuk e rregullojmë, nuk vjen askush të na e rregullojë”.

    “Vendosen kontejner dhe kosha mbeturinash por të njëjtat shkatërrohen. Në përgjithësi, kultura e njerëzve është shumë e ulët. Nuk besoj që edhe dënimet vlejnë, askush nuk i paguan gjobat”.

    Nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” thanë se kjo dukuri jo e duhur e qytetarëve mund të ndalohet vetëm përmes gjobave.

    Kjo punë vetëm me dënime ndalet. Ndodhë që brenda ditës të intervenojmë dy ose tri here, sidomos në disa lokacione ku pasi të kalojnë ekipet që kanë pastruar, përsëri përreth enëve ose kontejnerëve kemi hedhje të pakontrolluar të mbetjeve. Në bazë të statistikave që kemi pasur, ndonjë ditë e hënë pas vikendit arrin edhe mbi 600 tonë në ditë, që është një sasi e madhe”, tha Abdulsamed Shabani, drejtor I N.P “Higjiena Komunale”.

    Sipas drejtorit Shabani, institucioni që ai drejton nuk ka të drejtë të shqiptojë gjoba. Mirëpo, Eko patrulla e saj ka shqiptuar mbi një mijë vërejtje brenda një viti./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Grafa etnike në letërnjoftime, në harresë | Lëvizja Besa nuk heq dorë nga kjo çështje

    Lajmi i rradhës

    Anijet po dëmtojnë botën nënujore në Ohër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë