Korridori 8, nevojë apo dëshirë? Për dikë është, për dikë nuk është prioritet

    Koalicioni qeverisës është i paqartë rreth qëndrimit për Korridorin 8. Derisa VLEN thotë se është prioritet, eksponentë të VMRO DPMNE-së thonë të kundërtën. 

    Ministrja e financave Gordana Dimitrievska Koçoska tha se e konsideron si një projekt që nuk jep vlerë të shtuar. Ajo duke iu drejtuar gazetareve pyeti se: “a njihni ndonjë kompani që sjell prodhime nga Durrësi dhe Burgasi”!?

    Nga VMRO –DPMNE deklaratën e ministres e cilësojnë të mirë menduar dhe mirë sqaruar, ata thonë se ai është një korridor i cili përfundon në një tunel pa dalje.

    Javë më parë Izet Mexhiti nga VLEN tha se janë ndarë 1 miliard euro për përfundimin e këtij korridori.

    Kanë reaguar edhe nga Partia VMRO-Partia Popullore nga ku e kanë mbështetur këtë korridor. Nga atje thonë se janë të gatshëm të pranojnë ndryshime në projekt, por assesi nuk pranojnë anulimin e plotë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Polici Demiri ndodhet në paraburgim – Maqedonia e Veriut dhe Kosova vazhdojnë hetimet e përbashkëta për paratë e falsifikuara

    Lajmi i rradhës

    KFOR-i paralajmëron sërish se s’do të ngurrojë të ndërmarrë masa, pas zhvillimeve në veri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë